Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Komuna e Vitisë bën thirrje për zero tolerancë ndaj dhunës me bazë gjinore

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Komuna e Vitisë bën thirrje për zero tolerancë ndaj dhunës me bazë gjinore
Komuna e Vitisë ka theksuar rëndësinë e parandalimit të dhunës me bazë gjinore, duke bërë thirrje për angazhim të përbashkët institucional dhe shoqëror në mbrojtjen e viktimave dhe garantimin e të drejtave të tyre. Në një mesazh të publikuar, Komuna e Vitisë ka vënë në pah se çdo formë e dhunës cenon dinjitetin, të drejtat dhe sigurinë e individit, prandaj kërkon angazhim të vazhdueshëm në ndërgjegjësim, parandalim dhe reagim institucional. Sipas komunës, mbrojtja e viktimave duhet të përfshijë siguri, mbështetje psikosociale, ndihmë juridike dhe qasje në shërbimet e nevojshme. Po ashtu, është theksuar rëndësia e riintegrimit të viktimave përmes fuqizimit ekonomik, arsimimit, punësimit dhe krijimit të mundësive për një jetë të pavarur dhe pa dhunë. Komuna e Vitisë ka vlerësuar se vetëm përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, politikave efektive dhe një shoqërie që nuk toleron dhunën mund të ndërtohet një mjedis i sigurt dhe i barabartë për të gjithë. “Zero tolerancë ndaj dhunës – mbrojtje, drejtësi dhe dinjitet për çdo viktimë”,thuhet në mesazhin e komunës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar