Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Rahimaj takon drejtuesit lokalë britanikë, synon partneritete të reja për Kamenicën

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rahimaj takon drejtuesit lokalë britanikë, synon partneritete të reja për Kamenicën
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare BEYOND 2026, të organizuar nga British Council në bashkëpunim me BEYOND Studio, ku janë shkëmbyer përvoja për zhvillimin e qyteteve përmes kulturës, inovacionit dhe industrive kreative. Rahimaj ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit, së bashku me drejtorin Selami Klaiqi, ka qenë pjesë e një programi të veçantë të shkëmbimit të përvojave ndërmjet kryetarëve të komunave të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësve lokalë britanikë. Ai ka theksuar se ishte kryetari i vetëm i një komune nga Republika e Kosovës në këtë delegacion, duke përfaqësuar Kamenicën në takimet institucionale në Salford, Manchester dhe Liverpool. Gjatë qëndrimit në Salford, Rahimaj dhe delegacioni janë takuar me kryetarin e këtij qyteti, Paul Dennett, i cili ka ndarë përvojat dhe sfidat në zhvillimin ekonomik lokal, rigjenerimin urban dhe rolin e industrive kreative në krijimin e mundësive të reja për qytetarët. Ndërkaq, në Liverpool, delegacioni është pritur nga Lord Mayor i këtij qyteti, William Shortall, me ç'rast është njohur nga afër me përvojën e Liverpoolit në transformimin e hapësirave urbane dhe zhvillimin ekonomik përmes kulturës, trashëgimisë dhe turizmit. Një pjesë e rëndësishme e vizitës ishte edhe njohja me modelin e MediaCity në Manchester, si dhe me transformimin e Liverpoolit pas shpalljes së tij Kryeqytet Evropian i Kulturës në vitin 2008. Rahimaj ka vlerësuar se këto përvoja dëshmojnë rëndësinë që ka kultura në zhvillimin e qyteteve, duke theksuar se ajo nuk është vetëm pjesë e identitetit, por mund të shndërrohet edhe në një forcë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Sipas tij, kjo vizitë për Kamenicën paraqet një mundësi për ndërtimin e kontakteve të reja ndërkombëtare, shkëmbimin e praktikave të mira dhe eksplorimin e partneriteteve në fushën e turizmit, kulturës, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal. Në fund, Rahimaj ka falënderuar British Council për ftesën dhe mundësinë e pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare BEYOND 2026.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar