Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Deputetët mblidhen nesër, ky është rendi i plotë i ditës

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetët mblidhen nesër,  ky është rendi i plotë i ditës
Kuvendi i Kosovës, nesër do të mbajë seancë plenare, e cila do të jetë vazhdim i seancave të kaluara. Deputetët, do të mblidhen nga ora 10:00, për shqyrtimin e disa pikave. ‘’I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 12 dhe 13 nëntor 2026: 9.  Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike; 10.  Votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë,’’, thuhet në njoftim. Ndërsa në pikat e tjera, përfshihen çështje si, emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe zgjedhje e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës. ‘’II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 19 nëntor 2026: 12.  Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, 13.  Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, 14.  Zgjedhje e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, 15.  Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, 16.  Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje’’, njoftohet nga Kuvendi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar