Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kusari viziton Ambasadën e Kosovës në Tiranë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kusari viziton Ambasadën e Kosovës në Tiranë
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri, pas një aktiviteti zyrtar në Tiranë, ku është pritur nga ambasadori Skender Durmishi dhe stafi i Ambasadës. Përmes një postimi në Facebook, Kusari ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite ka marrë si dhuratë monografinë kushtuar këngëtares Shpresa Gashi, me titull “Përtej këngës”. Monografia iu dhurua nga vetë autorja, Flora Masurica Durmishi, për të cilën Kusari shprehu mirënjohje për punën dhe përkushtimin në dokumentimin e veprimtarisë artistike të këngëtares. Ajo e ka vlerësuar Shpresa Gashin si një nga emrat më të veçantë të skenës së muzikës së lehtë shqiptare në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe rikujtimit të trashëgimisë së saj muzikore. “E falënderoj përzemërsisht znj. Masurica Durmishi për përkushtimin dhe përgjegjësinë që ka marrë përsipër: t’ua rikujtojë atyre që ndoshta e kanë harruar dhe t’ua bëjë të njohur atyre që ende nuk e njohin bukurinë dhe veçantinë e zërit të së madhes Shpresa Gashi”,ka shkruar Kusari. Në fund, ajo ka ftuar të interesuarit të marrin pjesë në promovimin e monografisë “Përtej këngës”, i cili do të mbahet të shtunën, më 5 dhjetor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar