Armatosja e FSK në bazë të planit të qeverive të kaluara, Maqedonci: Është tejkaluar, ushtria ka disa qindra autoblinda
Publikuar më: 17-08-2025 01:03
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat tashmë kanë ardhur në Kosovë.Sipas tij, këto mjete ishin kontraktuar në prill të vitit 2024, ndërsa pagesa për to u ekzekutua në qershor të po atij viti.Maqedonci tha se sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, FSK-ja duhej të arrinte disa dhjetëra automjete të blinduara deri në vitin 2028. Por, deri në vitin 2025, ushtria e Kosovës ka arritur të pajiset me disa qindra autoblinda, duke e tejkaluar me 207% numrin e parashikuar tre vite më herët.“Me këtë dinamikë të pajisjeve dhe me investimet në rritje, Kosova po e forcon ushtrinë e saj, duke i shtuar kapacitetet dhe duke e bërë atë më ndërvepruese me aleatët tanë rrugës për në NATO”, tha ai.Ai përkujtoi se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së ka kaluar nga 67 milionë euro në vitin 2021, në 208 milionë euro në vitin 2025, pa përfshirë alokimet shtesë.Ministri theksoi se investimet në pajisje ushtarake, bashkë me rekrutimin dhe trajnimin e kuadrove të rinj, po e bëjnë FSK-në një forcë më profesionale dhe një garanci për mbrojtjen e sovranitetit të vendit.
🔙 Kthehu