Politikë
Rruga drejt BE-së, ministri Ervin Demo bisedon me Valentina Supertin për Kapitujt 22 dhe 24
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka zhvilluar një takim zyrtar me Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin e Komisionit Europian, Valentina Superti, ku është diskutuar mbi hapat e mëtejshëm të Shqipërisë drejt familjes europiane.
Në këtë takim inaugurues mes zyrtarëve të lartë, vëmendja kryesore u përqendrua te plotësimi i kritereve për Kapitullin 24, që përfshin "Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë", si dhe te Kapitulli 22 lidhur me "Politikat Rajonale dhe Koordinimin e Instrumenteve Strukturore", duke analizuar detyrimet institucionale për secilin prej tyre.
Gjatë bisedës, ministri Demo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Komisioni Europian i jep vendit tonë përmes ekspertizës dhe ndihmës teknike, ndërkohë që vuri theksin te domosdoshmëria e përshpejtimit të reformave dhe koordinimit ndërinstitucional për të arritur afatin e përcaktuar të vitit 2027.
“Me angazhim, rezultate konkrete dhe bashkëpunim të ngushtë mes ekipeve tona, vijojmë punën për përmbushjen e detyrimeve dhe avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, u shpreh ministri i Brendshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: