15 mijë euro ari në një shtëpi, 10 mijë në tjetrën: Hajnat bëjnë ‘kërdi’ në disa fshatra të Ferizajt

Publikuar më: 17-08-2025 01:03
Hajnat nuk po i lënë të qetë disa fshatra në Ferizaj.Në një shtëpi në Koshare, ata vodhën stoli në vlerë 15 mijë euro, dhe para në vlerë 5 mijë euro.Se çfarë kishte ndodhur të premten mbrëma, pronarët e panë kur u kthyen në shtëpi rreth mesnatës, raporton Klan Kosova.Rasti në fjalë po hetohet edhe nga policia që po e cilësohen si vjedhje të rëndë.Në po të njëjtën ditë grabitësit mësynë edhe një familje në fshatin Prelez të Jerlive të kësaj komune. Këtu vlera e dëmit është 10 mijë euro stoli ari, 3 mijë para të gatshme dhe dy ora, vlera e të cilave nuk është bërë e ditur.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu