Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Duka reagon pas suksesit të dyfishtë të Kombëtareve të moshave U17 dhe U19

Redaksia Lajmetereja • 14-11-2026 18:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Duka reagon pas suksesit të dyfishtë të Kombëtareve të moshave U17 dhe U19
Kombëtaret e moshave të Shqipërisë, U17 dhe U19, kanë arritur fitore të rëndësishme në kualifikueset për Europianin, sipas moshave përkatëse. Kombëtarja shqiptare U-17 ka marrë një fitore të rëndësishme 3:1 ndaj Skocisë, në ndeshjen e dytë të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama përmbysën disavantazhin fillestar dhe siguruan tri pikë me shumë vlerë në Grupin 4. Kombëtarja shqiptare U-19 e ka mbyllur me sukses të plotë raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026/27. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 4-0 ndaj Armenisë në ndeshjen e dytë dhe të fundit të këtij raundi, duke regjistruar të njëjtin rezultat si në sfidën e parë ndaj Qipros. Menjëherë pas këtij suksesi, ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale. “Urime Kombëtareve U-19 dhe U-17 për rezultatet e arritura! Një sukses i jashtëzakonshëm për Shqipërinë U-19, që me dy fitore bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe Armenisë siguroi vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën A për raundin e tretë të kualifikueseve. Urime edhe Kombëtares U-17 për fitoren e merituar 3-1 ndaj Skocisë, pas një përmbysjeje fantastike. Një rezultat që e mban Shqipërinë në garë për vendin e parë në grup. Përgëzime futbollistëve, trajnerëve dhe gjithë stafit për punën, përkushtimin dhe këto emocione që po i dhuroni futbollit shqiptar. Vazhdoni kështu”,shkruan Duka.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar