Kronikë
Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim të kundërligjshëm
Reklamë e Sponsorizuar
Inspektorati i Mjedisit ka sekuestruar gjashtë ekskavatorë në Prizren, Pejë dhe Rahovec, pas evidentimit të veprimtarive të kundërligjshme të eksploatimit të zhavorrit përgjatë lumit Drini i Bardhë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se aksioni është zhvilluar të enjten në terren nga Inspektorati i Mjedisit.
Sipas saj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në të gjitha mjetet e sekuestruara janë vendosur shiritat zyrtarë të ndalimit të punimeve.
“Lumenjtë tanë nuk janë pronë e askujt për t’i shfrytëzuar kundërligjshëm.
Çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe çdo veprim që dëmton pasuritë tona natyrore do të përballet me ligjin”,ka shkruar Pacolli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: