Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Juventusit po i pëlqen bashkëpunimi me Tottenhamin

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 22:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Juventusit po i pëlqen bashkëpunimi me Tottenhamin
Juventus mund ta vazhdojë bashkëpunimin në merkato me Tottenham Hotspur, duke kërkuar transferimin e reprezentuesit të Italisë, Destiny Udogie, në afatin kalimtar të janarit, pas Guglielmo Vicarios dhe Pape Matar Sarr. Dy klubet kanë krijuar marrëdhënie të mira gjatë muajve të fundit, duke realizuar disa marrëveshje, përfshirë huazimet e portierit Vicario dhe mesfushorit Sarr. Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, një tjetër futbollist mund të transferohet nga Tottenham në Torino gjatë afatit kalimtar të janarit. Juventusi ka konfirmuar se po kërkon një mbrojtës të majtë për ta përforcuar skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti dhe për këtë arsye i ka kthyer sytë nga Premierliga. Zgjedhja e parë e bardhezinjve është futbollisti i Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri, por arritja e një marrëveshjeje për transferimin e tij mund të jetë e vështirë. Në këto rrethana, Udogie është shfaqur si një alternativë interesante, pasi futbollisti po kërkon një ambient ku mund ta rikthejë vetëbesimin dhe formën fizike, pas problemeve të vazhdueshme me lëndimet. Ai deri më tani këtë sezon ka regjistruar shtatë paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Tottenhamit. Tottenham Hotspur pagoi 18 milionë euro, plus deri në shtatë milionë euro të tjera në formë bonusesh, për ta transferuar Udogien nga Udinese në vitin 2022. Mbrojtësi debutimin me ekipin e parë të Italisë e kishte bërë në tetor të vitit 2023, nën drejtimin e trajnerit aktual të Juventusit, Luciano Spalletti. Megjithatë, ai nuk është ftuar në përfaqësuesen italiane prej më shumë se një viti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar