Sport
Shqipëria shënon fitore të madhe ndaj Finlandës, i mjafton një pikë në ndeshjen e fundit për kualifikim në Ligën B
Reklamë e Sponsorizuar
Shqipëria ka arritur të shënoj një fitore të madhe me rezultat 2-0 ndaj Finlandës në kuadër të xhiros së pestë në grupin C1 në Ligën e Kombeve.
Shqipëria vazhdoi ofenzivën dhe në minutën e 35-të, falë një super goli të Ernest Muçit krijoi epërsinë fillestare. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Edhe pjesa e dytë ashtu si e para, Shqipëria dominoi por kësaj here gjeti golin menjëherë.
Pas pesë minutash lojë në etapën e dytë, Rey Manaj me një gol të bukur me kokë realizoi për 2-0.
Në minutën e 67-të, Finlanda mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi me karton të kuq direkt u ndëshkua Tenho.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Shqipëria arkëton tre pikë të mëdha në luftë për vendin e parë. Pas pesë ndeshjeve kuqezinjtë kanë 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia ndërkohë Finlanda mbetet me shtatë sosh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: