Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Ndryshime në jetën e Angelina Jolie, lë pas rezidencën luksoze në Kaliforni

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 22:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ndryshime në jetën e Angelina Jolie, lë pas rezidencën luksoze në Kaliforni
Angelina Jolie pritet të largohet nga Los Angeles pas raportimeve të fundit ku thuhet se ajo pas ndarjes me Brad Pitt ka blerë një pronë të re në Connecticut. Ky hap vjen pas shitjes së rezidencës së saj historike në Kaliforni, në muajin shtator, për 24.75 milionë dollarë. Në vitin 2024, aktorja kishte deklaruar se qëndrimi në Los Angeles lidhej me divorcin dhe se do të largohej sapo fëmijët e saj të mbushnin 18 vjeç. Jolie e kishte blerë rezidencën në vitin 2017, për 24.5 milionë dollarë, ndërsa një nga arsyet e zgjedhjes së saj kishte qenë afërsia me banesën e ish-bashkëshortit, në mënyrë që fëmijët të qëndronin pranë të dy prindërve. Edhe pse më herët ishte përfolur se aktorja mund të largohej nga Shtetet e Bashkuara, ajo pritet të vazhdojë të kalojë kohë në Neë York, ku zotëron biznesin e modës Atelier Jolie dhe një pronë në Manhattan. Deri më tani nuk është bërë e ditur se në cilën zonë të Connecticut ndodhet shtëpia e saj e re.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar