Kronikë
Tensionet para Kryeministrisë: Përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdoren molotovë dhe gaz lotsjellës
Reklamë e Sponsorizuar
Pas një qëndrese të shkurtër prej disa minuash në sheshin përballë Kryeministrisë, situata ka eskaluar, duke detyruar forcat e rendit të ndërhyjnë dhe të zmbrapsin turmën, ndërkohë që vetë efektivët janë tërhequr për disa metra për të riorganizuar pozicionet.
Sipas pamjeve nga terreni, tubimi është shoqëruar me akte dhune, ku protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe fishekzjarre në drejtim të kordonit policor, të cilët janë kundërpërgjigjur menjëherë duke përdorur ujin me presion.
Ndërkohë, pranë godinës së Ministrisë së Brendshme, ku ishte shpërndarë një pjesë e protestuesve, policia ka hedhur gaz lotsjellës. Forcat e rendit kanë ndërhyrë me vendosmëri për të spastruar zonën, duke i detyruar qytetarët të zhvendosen në drejtim të Parkut Rinia.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: