Kronikë
Një cigare e pashuar bëhet shkak për flakët në një banesë në Lezhë, evakuohen banorët
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet policore në Lezhë kanë zbardhur shkakun e rënies së zjarrit në një apartament, ngjarje e cila dyshohet se ka nisur nga pakujdesia e pronarit të banesës, i cili kishte lënë një cigare të ndezur.
Sipas informacionit zyrtar paraprak, incidenti ka ndodhur më 07.11.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës, në pronësi të shtetasit A. L. Për shkak të cigares së harruar, flakët janë përhapur shpejt në brendësi të ambientit.
Intervenimi i shpejtë i shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e flakëve, të cilat fatmirësisht lanë pas vetëm dëme materiale në pronën e shtetasit A. L.
Falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave të policisë dhe zjarrfikësve, u realizua evakuimi i menjëhershëm i të gjithë banorëve të pallatit, duke shmangur kështu ndonjë traggjedisë të mundshme.
Për shkak të përqendrimit të lartë të tymit, disa prej banorëve të pallatit kanë paraqitur shenja asfiksimi dhe janë dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shtetasi A. L. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale lidhur me rastin.
Grupi hetimor po vijon pa ndërprerje punën në terren për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje, njoftoi policia.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: