Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Mbështetje nga Kryeqyteti për ish-udhëheqësit e UÇK-së: E vërteta e luftës sonë është e shenjtë

Redaksia Lajmetereja • 05-11-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mbështetje nga Kryeqyteti për ish-udhëheqësit e UÇK-së: E vërteta e luftës sonë është e shenjtë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët prej gjashtë vitesh po ballafaqohen me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë. Nëpërmjet një reagimi në platformën sociale “Facebook”, kreu i Prishtinës bëri të ditur se stafi i administratës komunale i është përgjigjur thirrjes së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për të përcjellë një mesazh falënderimi për luftën heroike të popullit tonë dhe besimin në një proces të drejtë dhe të paanshëm. “Liria e Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën, guximin dhe përkushtimin e atyre që besuan në të edhe atëherë kur dukej e pamundur”, ka shkruar kryetari. Në mesazhin e tij, Rama ka nënvizuar se nga zemra e Prishtinës rikonfirmohet nderimi i thellë për përpjekjet dhe gjakun e derdhur, mbi të cilat është ngritur shteti i pavarur i Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar