Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nderim për legjendën: Portugalia paralajmëron ndeshjen e madhe të lamtumirës për Cristiano Ronaldon

Redaksia Lajmetereja • 05-11-2026 12:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nderim për legjendën: Portugalia paralajmëron ndeshjen e madhe të lamtumirës për Cristiano Ronaldon
Ptuajtur pas vendimit të Cristiano Ronaldos për t'i dhënë fund përgjithmonë aventurës me kombëtaren, Federata Portugeze e Futbollit ka publikuar një mesazh mjaft prekës, ku ka vlerësuar lart kontributin e jashtëzakonshëm të kapitenit të saj ikonik. “Federata shpreh mirënjohjen më të thellë dhe të përjetshme për kapitenin tonë të përhershëm, Cristiano Ronaldo. Përveçse një sportist i jashtëzakonshëm, ai është lider karizmatik, shembull përkushtimi dhe simbol i shpirtit të kombëtares sonë,” thuhet ndër të tjera në reagimin zyrtar të shtëpisë së futbollit portugez. Gjatë rrugëtimit të tij të lavdishëm në arenën ndërkombëtare, ku ka regjistruar 234 paraqitje dhe ka shënuar 146 gola, sulmuesi e ka mbajtur kombëtaren mbi supe, duke thyer rekorde të njëpasnjëshme dhe duke e dërguar skuadrën drejt sukseseve historike. Përfaqësuesit e federatës kanë theksuar se ai jo vetëm që ka lartësuar flamurin e Portugalisë në çdo cep të botës, por është shndërruar edhe në idhullin e gjeneratave të reja, duke u konsideruar nga shumë veta si lojtari më i madh në histori të kësaj loje. Për t'i dhërë mundësinë mbarë kombit dhe tifozëve besnikë që ta duartrokasin e ta nderojnë edhe një herë të vetme në fushën e blertë, drejtuesit e futbollit portugez kanë konfirmuar zyrtarisht organizimin e një takimi special lamtumire. “Faleminderit për gjithçka, kapiten! Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia jote! Tani synojmë objektivin e 1000 golave,” përfundon deklarata e federatës, duke i bërë thirrje dhe mbështetje synimit të radhës që ylli portugez ka vënë si synim personal me fanellën e Al Nassr.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar