Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Analizë sociopsikologjike: Pse dhuna ndaj grave është e papajtueshme me traditën shqiptare

Redaksia Lajmetereja • 05-11-2026 10:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Analizë sociopsikologjike: Pse dhuna ndaj grave është e papajtueshme me traditën shqiptare
Para se të hyjmë në një vlerësim kritik socio-psikologjik mbi fenomenin e vrasjes së grave, është e rëndësishme të hidhet dritë mbi vendin dhe rolin e femrës në etnopsikologjinë shqiptare. Në të gjithë historinë dhe traditën e popullit shqiptar, gruaja ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë epitetin e subjektit qendror dhe të shenjtë brenda familjes dhe shoqërisë. Ajo është trajtuar vazhdimisht si një krijesë e pastër psikologjikisht dhe me virtyte hyjnore, e paprekur nga dhuna e mashkullit. Në kohët kur burrat kanë qenë në kurbet, gruaja ka ruajtur gjenezën e trungut familjar, duke rritur fëmijët dhe duke sfiduar mungesën materiale e fizike. Me sakrifica të mëdha, ajo ka mbrojtur nderin dhe dinjitetin e familjes. Figura dhe morali i saj kanë qëndruar gjithmonë mbi vlerat e tjera shoqërore, ndërsa për shkeljen e tyre janë aplikuar masa të rrepta nga tradita dhe normat juridike e shoqërore. Ky fakt është konfirmuar në mënyrë të përsëritur nga studimet e shumta të etnopsikologëve dhe antropologëve vendas e të huaj. Megjithatë, që nga periudha e tranzicionit e deri më sot në trojet shqiptare, integriteti dhe respekti ndaj gruas po përballen me një situatë gjithnjë e më shqetësuese, mizore dhe të papranueshme, të nxitur nga individë që dëmtojnë strukturën e shëndoshë të shoqërisë. Personaliteti, çiltëria dhe dinjiteti i femrës po dhunohen vazhdimisht dhe pa dallim, qoftë nga bashkëshortët, anëtarët e familjes apo persona të tjerë. Për autorët e krimeve ndaj grave kërkohet dënim i dyfishtë sipas kodit penal, pasi tradita kombëtare nuk i arsyeton kurrë këto akte; përkundrazi, kultura tradicionale shqiptare e ka mbrojtur gjithmonë gruan si pjesë të identitetit tonë kombëtar. Ne kemi detyrim moral të jemi vazhdues të kësaj mbrojtjeje kulturore. Organet e rendit nuk duhet të tregojnë asnjë tolerancë ndaj dhunuesve të vajzave dhe grave. Neglizhenca apo mbyllja e syve nga strukturat përgjegjëse dëshmon se shoqëria ende nuk është çliruar nga paragjykimet e së kaluarës që e trajtonin femrën si pronë. Edukata familjare ka shfaqur të çara shqetësuese, ndaj është jetike që prindërit të mos lejojnë që dinamika e jetës moderne dhe komerciale t'i shkëpusë nga detyra kryesore e edukimit të fëmijëve, pasi jeta njerëzore është e pazëvendësueshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar