Sport
Zvicra publikon listën për nëntorin: Granit Xhaka bashkohet sërish me Përfaqësuesen, konfirmohen edhe dy emra të tjerë shqiptarë
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Zvicrës është bërë gati për sfidat e radhës, teksa trajneri Murat Yakin ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit nëntor, ku spikat rikthimi i shumëpritur i mesfushorit me origjinë shqiptare.
Bëhet fjalë për kapitenin Granit Xhaka, i cili i bashkohet sërish skuadrës helvetike pas mungesës që pati në ciklin e kaluar të ndeshjeve. Përveç Xhakës, tekniku Yakin ka përfshirë në listë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Ardon Jasharin dhe Adrian Bajramin.
Sipas raportimeve të mediave nga Zvicra, në listën e përzgjedhësit për dy takimet përmbyllëse të këtij viti figuron edhe sulmuesi i krahut, Samuel Ballet. Ky i fundit gjatë merkatos së verës u transferua te klubi turk Amed SK, skuadër kjo që drejtohet nga trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: