Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

VLEN: Raporti i KE-së vulos suksesin e reformave dhe kursin properëndimor të qeverisë

Redaksia Lajmetereja • 05-11-2026 10:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
VLEN: Raporti i KE-së vulos suksesin e reformave dhe kursin properëndimor të qeverisë
Koalicioni VLEN ka vlerësuar se raporti i fundit i Komisionit Evropian shërben si dëshmi e qartë për rezultatet konkrete që vendi ka shënuar në zbatimin e Agjendës Reformuese. Sipas këtij subjekti politik, vlerësimet e Brukselit për reformimin e sistemit gjyqësor, rritjen ekonomike, procesin e digjitalizimit dhe bashkëpunimin rajonal konfirmojnë se puna e palodhur e institucioneve qeveritare po vlerësohet maksimalisht nga partnerët ndërkombëtarë. Nga VLEN theksojnë se Maqedonia e Veriut është pozicionuar ndër shtetet me performancën më solide në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje. Deri në muajin qershor, shteti ka siguruar mbi 142 milionë euro, përfshirë mjetet e parafinancimit, si rezultat i përmbushjes së detyrimeve dhe hapave reformues që janë vlerësuar pozitivisht nga Komisioni Evropian. Ky sukses, sipas tyre, është një arritje e drejtpërdrejtë e qeverisjes aktuale. Raporti vë theksin edhe te përkushtimi për integrimin gradual në tregun e përbashkët evropian, gjë që përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për qytetarët dhe bizneset vendase që të ndjejnë përfitimet e afrimit me BE-në përpara anëtarësimit zyrtar. Dokumenti evidenton një rritje ekonomike prej 3,5 për qind, ku ndikim kyç kanë pasur investimet, përshpejtimi i punimeve infrastrukturore dhe zhvillimi i shërbimeve digjitale. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar propozimligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i hartuar nën mbikëqyrjen e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari. Gjithashtu, janë vlerësuar reformat në gjyqësor, me theks të veçantë te ligjet për Këshillin Gjyqësor dhe atë të Prokurorëve Publikë, të cilat në masë të madhe i përgjigjen rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Sa i përket infrastrukturës, zhvillimi i Korridorit 8 dhe lidhjet hekurudhore me Kosovën shihen si prioritete që forcojnë pozicionin e vendit në rrjetet evropiane, duke nxitur tregtinë dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Komisioni Evropian ka përshëndetur gjithashtu harmonizimin e plotë të Maqedonisë së Veriut me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke e rikonfirmuar vendin si një partner të besueshëm. Në fund, nga VLEN nënvizojnë se largimi i BDI-së nga pushteti ka ndikuar në minimizimin e ndikimeve të huaja, siç është “Bota serbe”, duke hapur rrugë për një kurs politik të bazuar në forcimin e lidhjeve strategjike me Kosovën, Shqipërinë dhe aleatët perëndimorë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar