Politikë
MASh shpall konkursin për bursa për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për vitin shkollor 2026/2027, të regjistruar në klasën e X, XI ose XII në gjimnaze dhe shkolla profesionale publike në Republikën e Kosovës.
Vlera e bursës do të jetë 40 euro në muaj, përkatësisht 400 euro për vitin mësimor.
Afati i aplikimit është nga data 28 shtator deri më 12 tetor 2026, ndërsa aplikimi bëhet në eKosova.
Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të ngarkojnë dokumentet e kërkuara në konkurs.
Përzgjedhja bëhet duke marrë parasysh suksesin në shkollë, gjendjen socioekonomike dhe kriteret e tjera të përcaktuara në konkurs.
Rezultatet do të shpallen më së voni më 4 nëntor 2026 në faqen e MASh-it.
Aplikimi bëhet përmes këtij linku: https://mash.rks-gov.net/.../konkurs-per-ndarjen-e.../
https://mash.rks-gov.net/...
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: