Politikë
Dy komisione do të drejtohen nga LDK-ja në legjislaturën e re të Kuvendit
Reklamë e Sponsorizuar
Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar deputetët që do ta përfaqësojnë grupin parlamentar në 16 komisionet e Kuvendit të Kosovës.
Sipas propozimeve, LDK-ja do të ketë dy kryetarë komisionesh. Jehona Lushaku-Sadriu është propozuar për kryetare të Komisionit për Integrimin Evropian, ndërsa Besian Mustafa për kryetar të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Deputetët e tjerë të LDK-së janë propozuar si zëvendëskryetarë dhe anëtarë në komisionet përkatëse.
1.Komisioni për Buxhet, Punë e Transfere: Avdullah Hoti – anëtar
2. Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim: Kujtim Shala – anëtar.
3. Komisioni për Legjislacion: Doarsa Kica-Xhelili – zëvendëskryetare e parë.
4. Komisioni për Integrimin Evropian: Jehona Lushaku-Sadriu – kryetare.
5. Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë: Lutfi Haziri – anëtar.
6. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport: Hykmete Bajrami – anëtare.
7. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion: Ermal Sadiku – anëtar.
8. Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport: Ukë Rugova – zëvendëskryetar i parë.
9. Komisioni për Shëndetësi: Albena Reshitaj – anëtare.
10. Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal: Armend Zemaj – anëtar.
11. Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Fadil Hadërgjonaj – zëvendëskryetar i parë.
12. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione: Janina Ymeri – anëtare.
13. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike: Besian Mustafa – kryetar.
14. Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë: Anton Quni – anëtar.
15. Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini: Paris Guri – zëvendëskryetar i parë.
16.Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur: Arben Gashi – anëtar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: