Politikë
Aleanca propozon emrat për 16 komisionet parlamentare, Bekë Berisha kryeson Komisionin për AKI-në
Reklamë e Sponsorizuar
Aleanca ka paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës emrat e deputetëve të saj për përbërjen e 16 komisioneve parlamentare.
Propozimet janë bërë nga shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri.
Sipas propozimeve, Aleanca do të ketë një kryetar komisioni. Deputeti Bekë Berisha është votuar për kryetar të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Propozimet e Aleancës janë:
1.Komisioni për Buxhet: Teuta Haxhiu – anëtare.
2. Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim: Duda Balje – anëtare.
3. Komisioni për Legjislacion: Besnik Tahiri – anëtar.
4. Komisioni për Integrim Evropian: Time Kadrijaj – anëtare.
5. Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë: Time Kadrijaj – anëtare.
6. Komisioni për Arsim: Teuta Haxhiu – anëtare.
7. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion: Burim Ramadani – anëtar.
8. Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport: Albana Bytyqi – anëtare.
9. Komisioni për Shëndetësi: Albana Bytyqi – anëtare.
10. Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal: Albana Bytyqi – zëvendëskryetare e parë.
11. Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Burim Ramadani – anëtar.
12. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione: Duda Balje – anëtare.
13. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike: Burim Ramadani – anëtar.
14. Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së: Bekë Berisha – kryetar.
15. Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini: Bekë Berisha – anëtar.
16. Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur: Time Kadrijaj – anëtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: