Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria barazon pa gola në ndeshjen e parë me Kosovën

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Euro U-17 për vajza/ Shqipëria barazon pa gola në ndeshjen e parë me Kosovën
Shqipëria U17 e vajzave barazoi pa gola me Kosovën U17 në ndeshjen hapëse të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2027 për këtë grupmoshë. Në stadiumin “Niko Dovana” nuk munguan rastet, por asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Reshiti (GK),T. Hasanaj, Jahelezi, Gola, E. Hasanaj, Kola, Wintz, Maksuti, Çifliku, Ahmetaj dhe Hoxha. Ndërkohë, në pjesën e dytë u aktivizuan dhe Çelaj, Avdijaj, Kronaj, Kuka dhe Hysenaj. Skuadra kuqezi iu afrua golit me Çifliun dhe Wintz në disa momente, por pa arritur të konkretizonte rastet e krijuara. Në anën tjetër, Ambra Reshiti tregoi një nivel të lartë, duke shpëtuar në disa raste portën e Shqipërisë falë ndërhyrjeve të saj të sakta. Në fund, nga një pikë për Shqipërinë dhe Kosovën, që ndajnë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë në Grupin B1. Ndeshja tjetër e grupit, mes Irlandës U17 dhe Azerbajxhanit U17, u mbyll me rezultatin e thellë 16-0. Skuadra kuqezi do të luajë ndeshjen e radhës më 1 tetor ndaj Irlandës, sërish në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 15:00. Këtë sfidë do të keni mundësinë ta ndiqni në ekranin e FSHF TV dhe në kanalin tonë zyrtar në YouTube.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar