Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Prattipati në Shtabin e KFOR-it, komandanti e falënderon për “kontributin afatgjatë” të SHBA-së në misionin e NATO-s

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Prattipati në Shtabin e KFOR-it, komandanti e falënderon për “kontributin afatgjatë” të SHBA-së në misionin e NATO-s
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati ka shkuan në Shtabin e KFOR-it, ku është takuar me komandantin e këtij misioni të NATO-s, Ozkan Ulutash. KFOR-i njoftoi se në takim u diskutua për situatën e sigurisë në rajon. “Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, mirëpriti znj. Anu Prattipati, e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë. Takimi i dha mundësi Komandantit të diskutonte për situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”,thuhet në njoftim. “Ndërsa mandati i tij si Komandant i KFOR-it po i afrohet përfundimit në mesin e tetorit, gjeneralmajor Ulutash shprehu mirënjohjen e tij ndaj znj. Anu Prattipati për mbështetjen dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm, si dhe vlerësimin e tij për kontributin afatgjatë dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. KFOR-i thotë, në fund, si zakonisht, se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar