Aktuale
Gjermania me hap të madh drejt digjitalizimit: Leja e drejtimit nga nëntori mund të mbahet vetëm në smartphone
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtuesit e automjeteve në Gjermani së shpejti do të mund të lëvizin pa pasur nevojë për lejen fizike të drejtimit. Bëhet e ditur se deri në fund të muajit nëntor, patentë shoferi do të jetë e disponueshme në format të plotë digjital, duke u mundësuar shoferëve ta mbajnë atë direkt në telefonin e tyre inteligjent.
Sipas këtij ndryshimi, gjatë kontrolleve të zakonshme në rrugë, qytetarët nuk do të jenë më të detyruar të tregojnë kartelën tradicionale plastike, pasi mund të paraqesin versionin e saj digjital përmes pajisjes celulare.
Kjo risi administrative është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria Federale e Transportit e Gjermanisë (BMV), në një prononcim të dhënë për gazetën “Frankfurter Allgemeine”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: