Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“Nëse them atë që mendoj për ta, me siguri do të pezullohem për disa ndeshje” – Kapiteni i Izraelit “shpërthen” pas ndeshjes me Irlandën

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 16:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Nëse them atë që mendoj për ta, me siguri do të pezullohem për disa ndeshje” – Kapiteni i Izraelit “shpërthen” pas ndeshjes me Irlandën
Kapiteni i Izraelit, Manor Solomon, ka reaguar ashpër pas ndeshjes së kontestuar ndaj Irlandës, duke kritikuar sjelljen e futbollistëve irlandezë, të cilët refuzuan të shtrëngonin duart me përfaqësuesit izraelitë dhe nuk respektuan himnin kombëtar të Izraelit. Irlanda dhe Izraeli u përballën të dielën mbrëma në Hungari, në një ndeshje që u shoqërua me polemika. Portieri irlandez Gavin Bazunu bojkotoi takimin për arsye etike, ndërsa kapiteni Dara O’Seah refuzoi t’ia shtrëngonte dorën yllit të West Hamit, Solomon, gjatë hedhjes së shortit para fillimit të ndeshjes. Gjithashtu, futbollistët e Irlandës luajtën me shirita të zinj në krahë gjatë gjithë takimit. Pas ndeshjes, Solomon nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarëve, duke thënë se nuk dëshironte të fliste më shumë për ta, pasi mund të ndëshkohej për deklaratat e tij. “Ata na thanë budallallëqe gjatë ndeshjes. Nuk dua të flas për ta. Nëse them atë që mendoj për ta, me siguri do të pezullohem për disa ndeshje, prandaj nuk dua të flas. Sigurisht që ata na urrejnë dhe ne nuk i pëlqejmë ata”, deklaroi Solomon. Kapiteni izraelit shtoi se mezi po e pret përballjen e radhës me Irlandën, duke paralajmëruar se atëherë gjërat do të jenë ndryshe. Ai gjithashtu komentoi refuzimin e futbollistëve irlandezë për të respektuar himnin kombëtar të Izraelit. “Mezi po e pres ndeshjen e radhës kundër tyre. Gjithçka do të jetë krejtësisht ndryshe. Sa i përket asaj që bënë me himnin, nuk më interesojnë. Ne kemi një vend që është dhjetë herë më i mirë se i tyre, më i fortë, një vend i mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm”, u shpreh ai. Solomon theksoi se futbollistët izraelitë janë krenarë për vendin e tyre dhe përfaqësimin e kombëtares, duke përmendur edhe ushtarët izraelitë. “Jemi krenarë që e veshim fanellën e kombëtares dhe që jemi izraelitë. Jemi krenarë për vendin tonë dhe për ushtarët tanë. Irlandezët mund t’i bëjnë të gjitha ato lojëra që duan. Ne jemi izraelitë dhe e duam vendin tonë. Dhe kështu do të jetë gjithmonë”, deklaroi kapiteni i Izraelit. Në fund, Solomon foli edhe për përballjen e ardhshme me Kosovën, duke theksuar se Izraeli synon të reagojë në ndeshjet e mbetura të fushatës dhe të rikthehet te rezultatet pozitive. “Do të bëjmë gjithçka që ndeshja ndaj Kosovës të duket krejtësisht ndryshe. Na kanë mbetur edhe katër ndeshje në këtë fushatë dhe gjithçka nuk ka përfunduar ende. Besoj te vetja dhe te skuadra jonë. E di me kë jam këtu, i njoh lojtarët dhe ekipin. Do të dalim nga kjo situatë dhe do të hakmerremi për këtë”, përfundoi Solomon.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar