Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Shpëtim Qorraj pas garës në New York: Suksesi im qëndron te mbështetja e madhe e bashkatdhetarëve

Redaksia Lajmetereja • 05-11-2026 07:40
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shpëtim Qorraj pas garës në New York: Suksesi im qëndron te mbështetja e madhe e bashkatdhetarëve
Kandidati shqiptaro-amerikan nga radhët e demokratëve, Shpëtim Qorraj, ka bërë një bilanc të pjesëmarrjes së tij në zgjedhjet e mesmandatit në shtetin e New Yorkut. Ndonëse nuk arriti të sigurojë fitoren, ai e vlerëson këtë përvojë si një arritje të rëndësishme politike. Në një prononcim për emisionin “Rubikon”, Qorraj bëri të ditur se në distriktin 64 të Staten Island, zonë e konsideruar historikisht si bastion i republikanëve, ai arriti të sigurojë 40 për qind të votave. Sipas tij, ky rezultat është domethënës duke pasur parasysh konfigurimin politik të zonës. Qorraj nënvizoi se fushata e tij, e cila zgjati rreth 11 muaj, shërbeu për të ndërtuar ura lidhëse me komunitetin shqiptar dhe emigrantët e tjerë në SHBA. “Përtej numrave, unë fitova zemrat e njerëzve. Mbështetja që mora nga bashkëkombësit tanë dhe emigrantët e tjerë është vlerësimi më i madh për mua”, u shpreh ai. Duke analizuar zhvendosjen e votës shqiptare në raport me Partinë Republikane dhe ish-presidentin Donald Trump, Qorraj vërejti se trendi ka pësuar ndryshime të dukshme gjatë dy viteve të fundit. Ai beson se retorika dhe politikat e ndjekura nga Trump, veçanërisht ato që prekin drejtpërdrejt komunitetet e emigrantëve, kanë ndikuar në këtë ripozicionim të elektoratit. Në analizën e tij, kandidati demokrat theksoi se kriza ekonomike mbetet shqetësimi kryesor i qytetarëve amerikanë. Ai përmendi rritjen e kostos së jetesës, duke u ndalur te çmimet e larta të karburanteve, produkteve ushqimore dhe tregut të patundshmërive, faktorë këta që po ndikojnë negativisht në mirëqenien e familjeve dhe po vështirësojnë standardin e jetesës në SHBA.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar