Botë
Komandanti i KFOR-it pret të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, diskutojnë për situatën e sigurisë
Reklamë e Sponsorizuar
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it, në Kampin “Film City” në Prishtinë, të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, ndërsa Ulutaş ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Duke qenë se mandati i tij si komandant i KFOR-it përfundon në mesin e tetorit, Ulutaş ka falënderuar Prattipatin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe ka shprehur vlerësimin për kontributin afatgjatë dhe të rëndësishëm të SHBA-së në misionin e KFOR-it.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: