Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Policia monitoroi 141 urdhra mbrojtës përmes sistemit elektronik

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 16:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia monitoroi 141 urdhra mbrojtës përmes sistemit elektronik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 dhe periudhës janar-qershor 2026 janë monitoruar 141 urdhra mbrojtës përmes sistemit të monitorimit elektronik, i cili po zbatohet për herë të parë në Kosovë për mbrojtjen e viktimave dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore. Sipas Policisë së Kosovës, ky projekt po implementohet për herë të parë në Republikën e Kosovës në kuadër të zbatimit të urdhrave mbrojtës të lëshuar nga gjykatat dhe përmbushjes së objektivave për rritjen e sigurisë publike, mbrojtjen e viktimave dhe zbatimin efektiv të vendimeve gjyqësore përmes përdorimit të teknologjisë moderne. Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka trajtuar të gjitha alarmet e gjeneruara nga sistemi, duke bërë vlerësimin e secilës situatë në kohë reale dhe duke ndërmarrë veprimet e nevojshme operative në përputhje me nivelin e rrezikut të identifikuar. Përmes këtij sistemi, Policia e Kosovës ka avancuar mekanizmat për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e përdorimit të teknologjisë bashkëkohore dhe në ofrimin e mbrojtjes efektive për qytetarët, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar