Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Saipi: Ndaj Izraelit duhet të tregojmë një reagim edhe për tifozët, e di që kemi mjaftueshëm cilësi në skuadër

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Saipi: Ndaj Izraelit duhet të tregojmë një reagim edhe për tifozët, e di që kemi mjaftueshëm cilësi në skuadër
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Shaipi, ka kërkuar reagim nga “Dardanët” pas humbjes ndaj Austrisë, duke theksuar se skuadra duhet të përqendrohet maksimalisht për ta fituar përballjen e radhës me Izraelin. Në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Shaipi analizoi gabimet e bëra në ndeshjen ndaj Austrisë, duke veçuar mungesën e agresivitetit në mesfushë dhe hapësirat e lejuara për kundërshtarin. “Në mesfushë nuk ishim mjaftueshëm agresiv për topat e dytë. U lamë shumë hapësirë atyre. E dinim që ata luajnë më shpejt dhe mendoj se kjo ishte arsyeja kryesore”, u shpreh Shaipi. Portieri i Kosovës kërkoi reagim në ndeshjen ndaj Izraelit, duke theksuar se skuadra ka cilësinë e nevojshme për të marrë pikët e plota dhe për t’u dëshmuar tifozëve se është një ekip i fortë. “Izraeli? Sigurisht, kërkoj një reagim. Duhet të tregojmë një reagim edhe për tifozët, ndaj njerëzve të Kosovës, që jemi një ekip i fortë. E di që kemi mjaftueshëm cilësi në skuadër”. “Mund t’i mposhtim edhe këta kundërshtarë. Prandaj, duhet të reagojmë dhe të hyjmë në ditën e ndeshjes me përqendrim 100 për qind”, deklaroi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar