Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Dështojnë negociatat për krijimin e qeverisë pas përplasjeve mes partive

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dështojnë negociatat për krijimin e qeverisë pas përplasjeve mes partive
Përpjekjet e socialdemokratëve suedezë për të krijuar një qeveri të re, kanë dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive të qendrës së majtë. Liderja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, e njoftoi këtë sot, rreth dy javë pasi partia e saj doli e para në zgjedhjet parlamentare të 13 shtatorit, me 28% të votave. Socialdemokratët morën detyrën për të provuar krijimin e qeverisë, pasi katër parti që kishin deklaruar mbështetjen për Andersson si kryeministre, kishin së bashku 176 nga 349 vendet në Parlament, një shumicë të ngushtë. Këto katër parti ishin, Socialdemokratët; Të Gjelbrit; Partia e Qendrës dhe Partia e Majtë. Por mes dy prej tyre, Partisë së Majtë dhe Partisë së Qendrës, kishte mosmarrëveshje të mëdha. Të dyja partitë nuk pranonin që pala tjetër të bëhej pjesë e qeverisë. Situata u përkeqësua pasi Partia e Majtë njoftoi se do të mbështeste Andreas Norlén, nga Partia e Moderuar konservatore, për postin e kryetarit të Parlamentit. Andersson tha se, me këtë veprim, Partia e Majtë po largohej nga grupi që po përpiqej të krijonte qeverinë dhe se grupi tjetër duhej të merrte detyrën për formimin e qeverisë. Norlén u rizgjodh sot kryetar i Parlamentit me 200 vota kundër 146. Liderja e Partisë së Majtë, Nooshi Dadgostar, e kundërshtoi versionin e Andersson. Ajo tha se kishte mbështetur Norlén sepse e konsideronte një politikan me përvojë për drejtimin e Parlamentit. Pas dështimit të bisedimeve mes partive të qendrës së majtë, procesi për krijimin e qeverisë nis praktikisht nga e para. Kryetari i Parlamentit, Andreas Norlen, duhet t’ia japë sërish një partie detyrën për të provuar krijimin e qeverisë. Një mundësi është që këtë detyrë ta marrë përsëri Ulf Kristersson, ish-kryeministri konservator, i cili dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar