Kronikë
Tragjedi në Itali: Humb jetën 61-vjeçari shqiptar pasi u zu poshtë nga një portë
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një 61-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik në mjediset e punës. Ngjarja fatale është regjistruar në zonën Spagnolo të Leçes.
Sipas informacioneve zyrtare, viktima është identifikuar si Bashkim Rushani. 61-vjeçari ka pësuar goditje fatale pasi është shtypur nga rrëzimi i papritur i një porte, e cila i ka shkaktuar vdekjen në vend.
Nga verifikimet e kryera, mësohet se Rushani ushtronte aktivitetin e tij si pronar i një kompanie ndërtimi në këtë zonë.
Menjëherë pas njoftimit, ekipet e shpëtimit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, stafit mjekësor i është dashur vetëm të konfirmojë ndërrimin e jetës së bashkatdhetarit tonë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: