Kronikë
Tragjedia në Gjilan, flet xhaxhai i 27-vjeçarit: Jemi të tronditur, nipi nuk ishte i martuar
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi një 65-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Demiraj të Gjilanit nën akuzën për “vrasje të rëndë”. Kjo masë pasoi zbulimin tronditës të trupave të pajetë të 27-vjeçarit Adonis Demiri dhe një foshnjeje brenda banesës së tyre.
Autoritetet policore bënë të ditur se i dyshuari kryesor për këtë krim familjar është pikërisht babai i viktimës. Pas ekzaminimeve të para në skenën e krimit dhe me urdhër të prokurorit kompetent, ndaj 65-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Detaje shtesë rreth kësaj tragjedie janë zbardhur gjatë transmetimit të emisionit “Me Zemër të Hapur” në “News24”, nën drejtimin e moderadores dhe autores Evis Ahmeti, ku u diskutuan rrethanat e ngjarjes tronditëse.
I pranishëm në këtë emision, Xhelali, xhaxhai i viktimës Adonis Demiri, shprehu tronditjen e thellë të gjithë familjarëve për këtë humbje të papritur, duke theksuar se nuk kishin asnjë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm.
“Unë nuk jetoj këtu. Dhe si të gjithë nuk kam informata dhe jam duke parë se çfarë ka ndodhur. Edhe policia ka qenë këtu. Nuk kam pasur asnjë informacion. Nuk ka qenë i martuar, i fejuar ka qen… Por nuk kam shumë informacion”, u shpreh ai gjatë dëshmisë së tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: