Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Sfida evropiane në Rumani, Nevil Dede mbetet me opsione të ngushta te Egnatia

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 11:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sfida evropiane në Rumani, Nevil Dede mbetet me opsione të ngushta te Egnatia
Skuadra e Egnatias do a zbresë në fushë nesër në orën 21:00, për të disputuar takimin e radhës në Conference League ndaj Universitatea Craiova, një sfidë delikate që do të luhet në tokën rumune. Për këtë përballje të rëndësishme, stafi teknik i rrogozhinasve do të ketë në dispozicion një organikë të reduktuar prej vetëm 20 futbollistësh. Te skuadra shqiptare situata e dëmtimeve dhe mungesave është komplikuar më tej. Pas konfirmimit se Eljon Sota ndodhet në Barcelonë për t'i thelluar një ndërhyrje kirurgjikale, trajneri Nevil Dede ka marrë një tjetër lajm të pakëndshëm. Ildi Gruda nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi i pësuar në sfidën ndaj Tiranës, duke lënë një boshllëk të ndjeshëm në repartin e sulmit. Mungesa e një lojtari me peshë si Gruda në arenën ndërkombëtare prish skemat e trajnerit për fazën e ofensivës, duke e detyruar atë të kërkojë alternativa te lojtarë si Adjessan, Albanese, Hoxha dhe Loukili. Megjithatë, jo çdo gjë është negative për formacionin rrogozhinas, pasi mbrojtësi Eneo Bitri ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për të kompensuar boshllëkun në qendër të prapavijës, ndërsa vendin e lënë të lirë nga Sota pritet ta mbulojë Ledjo Beqja.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar