Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Tronditëse në Argjentinë: 10-vjeçarja përfundon në spital për shkak të dhimbjeve të barkut, zbulohet se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 11:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tronditëse në Argjentinë: 10-vjeçarja përfundon në spital për shkak të dhimbjeve të barkut, zbulohet se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi një fëmijë 10-vjeçar është dërguar urgjentisht në një spital në Santiago del Estero të Argjentinës, për shkak të dhimbjeve të forta në bark. Gjatë ekzaminimeve mjekësore, stafi i spitalit ka bërë zbulimin tronditës se e mitura ishte shtatzënë në muajin e gjashtë. Alarmi u ngrit kur nëna e viktimës informoi bluzat e bardha se vajza kishte muaj pa pasur ciklin menstrual. Sipas informacioneve të siguruara nga autoritetet policore, ekziston dyshimi i fortë se e mitura është abuzuar seksualisht vazhdimisht nga njerku i saj brenda ambienteve të shtëpisë familjare në zonën El Bacho. Në një dëshmi publike, gjyshja e 10-vjeçares ka treguar se më parë e kishte porositur të bijën që të mos i besonte atij burri, i cili kishte krijuar lidhje me nënën e vajzës përmes komunikimit telefonik. Ajo ka rrëfyer gjithashtu se fatkeqësisht edhe ajo vetë kishte rënë viktimë e abuzimit seksual kur ishte vetëm tetë vjeçe. Rasti ka lënë pa fjalë edhe mësuesen e shkollës së viktimës, e cila ka theksuar se e mitura nuk kishte shfaqur asnjë shenjë apo ankesë lidhur me sjelljen e njerkut të saj. “Ajo është një nxënëse e qetë dhe i përfundon rregullat e detyrave. Nuk kam vënë re asnjë ndryshim në sjelljen e saj dhe nuk ka shfaqur asnjëherë ndonjë krizë emocionale”, u shpreh mësuesja.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar