Sport
Gjiganti spanjoll në ndjekje të talentit shqiptar: Atletico Madrid shënjestron Leon Avdullahun
Reklamë e Sponsorizuar
Mesfushori i talentuar i Hoffenheimit dhe përfaqësueses së Kosovës, Leon Avdullahu, rrezikon të bëjë një hap madh në karrierën e tij futbollistike gjatë merkatos së verës së vitit të ardhshëm.
Sipas burimeve të specializuara për transferimet, klubi i njohur spanjoll Atletico Madrid ka vënë në shënjestër lojtarin dhe ka shprehur interesim konkret për shërbimet e tij.
Raportimet tregojnë se trajneri argjentinas i madrilenëve, Diego Simeone, ka marrë personalisht iniciativën duke u kërkuar drejtuesve të klubit që të nisin lëvizjet për sigurimin e firmës së mesfushorit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: