Aktuale
Afati përfundimtar po afron: Edhe pak ditë kohë për ndryshimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
Reklamë e Sponsorizuar
Të gjithë qytetarët në Zvicër që synojnë të ndryshojnë paketën e tyre bazë të sigurimit shëndetësor (Krankenkasse) për vitin e ardhshëm 2027, kanë afat deri më 30 nëntor. Për t'u konsideruar i vlefshëm, dokumenti i shkruar i njoftimit duhet t'i ketë mbërritur kompanisë aktuale brenda kësaj date, dhe jo thjesht të jetë nisur në postë.
Ky proces merr një peshë edhe më të madhe këtë periudhë. Bazuar në të dhënat e Zyrës Federale të Shëndetësisë Publike (BAG), pagesat e muajit (primet) për sigurimin bazë do të shënojnë një ngritje mesatare prej 5,0 për qind përgjatë vitit 2027. Kjo shifër ndryshon në varësi të kantonit, grupmoshës dhe opsionit të zgjedhur, duke bërë që për mjaft familje barra financiare të jetë dukshëm më e lartë se mesatarja kombëtare.
Paketa e re e sigurimit do të nisë zbatimin zyrtar më 1 janar 2027. Duke qenë se sigurimi bazë ofron shërbime identike tek të gjitha kompanitë e autorizuara, e vetmja diferencë mbetet tek kostot dhe struktura e shërbimit. Qytetarët mund të sigurojnë kursime të ndjeshme nëse përzgjedhin një franshizë më të lartë, apo nëse orientohen drejt modeleve me mjek familjar dhe telemedicinë.
Për të shmangur çdo problem apo vonesë që mund t'ju bëjë të humbni afatin ligjor, ekspertët këshillojnë që kërkesa me shkrim të dërgohet herët dhe patjetër përmes postës së rekomanduar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: