Sport
Formë e lartë e prizrenasve, Bashkimi triumfem në Gjakovë dhe mbetet në krye të tabelës
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra e Bashkimit ka arkëtuar një tjetër fitore të rëndësishme në elitën e basketbollit vendor, pasi ka mposhtur Vëllaznimin në udhëtim. Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në kuadër të javës së shtatë të ProCredit Superligës është mbyllur me rezultatin 80:93 në favor të skuadrës nga Prizreni.
Përmes këtij suksesi, prizrenasit kanë regjistruar fitoren e gjashtë për këtë edicion garues, duke konfirmuar kështu formën e shkëlqyer dhe duke ruajtur kreun e renditjes tabelore.
Në aspektin individual, protagonist te skuadra fituese ishte Divine Myles, i cili u dallua me një paraqitje fantastike prej 23 pikëve dhe 9 asistimeve. Ndërkohë, te vendasit e Vëllaznimit më i spikaturi edhe kësaj radhe doli të jetë Kentrell Pullian, i cili regjistroi shifra mbresëlënëse prej 27 pikësh, 6 kërcimesh dhe 6 asistimesh.
Pas kësaj xhiroje, Bashkimi udhëheq renditjen e përgjithshme me 13 pikë të grumbulluara, kurse Vëllaznimi pozicionohet në vendin e tetë me 8 pikë në llogarinë e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: