Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Vrasja e Arlinda Zekajt: Protestat vijojnë edhe në ditën e shtatë për të kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie institucionale

Redaksia Lajmetereja • 31-10-2026 22:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vrasja e Arlinda Zekajt: Protestat vijojnë edhe në ditën e shtatë për të kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie institucionale
Edhe dita e diel pritet të shënohet me tubime protestuese, teksa qytetarët dhe aktivistët do të kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet pas tragjedisë ku u vra Arlinda Zekaj. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta e radhës do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, duke nisur nga ora 17:00. Kjo do të shënojë ditën e pestë radhazi të protestave publike. Tubimi i së dielës përkon edhe me përvymin e një jave nga vrasja e 49-vjeçares, e cila dyshohet se u privua nga jeta nga ish-kunati i saj. “Të dielën shihemi prapë te sheshi Zahir Pajaziti në ora 17:00. Nesër bëhen shtatë ditë nga dita kur Arlinda Zekaj u vra e pesë ditë që ne jemi në rrugë duke kërkuar drejtësi për të e për çdo grua të vrarë. Pesë ditë që me ngulm kërkojmë siguri dhe liri për çdo grua të gjallë. Kërkesat tona janë të qarta, por shteti vazhdon të refuzojë të na dëgjojë. Ne nuk zmbrapsemi dhe çdo ditë që çel do të na gjejë në sheshe e përballë institucioneve që e dështuan Arlindën e po vazhdojnë ta dështojnë çdo grua në Kosovë. Këtë të diel mos rrini në shtëpi, dilni e bashkohuni në protestë. Le ta çojmë amanetin e Arlindës në vend”, thuhet në thirrjen e publikuar nga Kolektivi për këtë organizim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar