Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Skena lufte në rrugët e Francës: Përleshjet masive lënë efektivë policie të përfshirë nga flakët

Redaksia Lajmetereja • 31-10-2026 20:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skena lufte në rrugët e Francës: Përleshjet masive lënë efektivë policie të përfshirë nga flakët
Franca është përfshirë nga protesta të fuqishme dhe përleshje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të rendit në disa qytete të vendit, ku qytetarët kanë dalë në sheshe për të kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës dhe kushtet e rënduara në institucionet arsimore. Sipas të dhënat zyrtare nga Ministria e Brendshme e Francës, rreth 320 mijë qytetarë iu bashkuar tubimeve mbarëkombëtare, prej të cilëve 70 mijë vetëm në kryeqytetin Paris, ndërsa bilanci paraprak flet për 296 persona të ndaluar nga autoritetet. Megjithëse nisja e demonstratave ishte kryesisht e qetë, situata u tensionua ndjeshëm gjatë orëve të vona të pasdites, duke sjellë përleshje të hapura në Paris, Lion dhe qendra të tjera urbane. Forcat e sigurisë ndërhynë duke hedhur gaz lotsjellës, ndërkohë që një pjesë e protestuesve u kundërpërgjigjën duke gjuajtur me sende të forta dhe lëndë piroteknike drejt efektivëve. Në kryeqytet, situata ka degjeneruar kur mjetet piroteknike kanë shpaktuar skena kaosi. Pamjet e transmetuara nga televizioni francez BFMTV dokumentojnë momentin kur protestuesit kanë hedhur mjete ndezëse në drejtim të forcave të rendit, duke bërë që uniformat e disa policëve të marrin flakë. Tensionet arritën kulmin sapo marshimi përfundoi itinerarin e lejuar zyrtarisht në zonën jugore të Parisit. Edhe pse policia e rendit lëshoi urdhër për shpërndarjen e turmës, qytetarët lëvizën me ngadalë nga zona e tensionit. Paralelisht, në Marsejë autoritetet u desh të menaxhonin zjarre të ndezura në rrugë, ku ekipet zjarrfikëse u angazhuan për shuarjen e tyre, kurse përleshje me efektivët u shënuan gjithashtu në Ren dhe Tuluzë. Prefektura vendore në Ren raportoi se persona të caktuar nga turma kanë hedhur objekte të ndryshme në drejtim të policëve. Në qytetin e Lionit, forcat e sigurisë u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të vënë nën kontroll situatën, pas përplasjeve të drejtpërdrejta me protestuesit. Për të shmangur skenarët e dhunës dhe për të mbajtur situatën nën kontroll, autoritetet franceze kishin mobilizuar rreth 70 mijë policë dhe xhandarë në mbarë territorin e vendit gjatë ditës së sotme. Ministria e Brendshme kishte paralajmëruar paraprakisht rrezikun e lartë të përshkallëzimit të dhunës, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes kur parashikoheshin grumbullime shtesë. Vala e protestave po udhëhiqet nga sindikatat, organizatat shkollore dhe studentore, si dhe nga lëvizja e njohur e "Jelekëve të Verdhë", e cila ka lënë gjurmët e saj në skenën franceze qysh prej vitit 2018. Për më tepër, përfaqësuesit e rinisë kanë paralajmëruar se do të vijojnë revoltën për shkak të mungesës kronike të mësuesve, stafit mbështetës dhe bazës materiale në shkolla, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për përmirësimin e cilësisë në arsim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar