Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Bilanci i sigurisë: Letra e drejtorit të Policisë drejtuar kryeministrit zbulon sfidat dhe sukseset e viteve të fundit

Redaksia Lajmetereja • 31-10-2026 20:40
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bilanci i sigurisë: Letra e drejtorit të Policisë drejtuar kryeministrit zbulon sfidat dhe sukseset e viteve të fundit
I nderuar Kryeministër, Nëpërmjet kësaj shkrese, dëshiroj t'ju shpreh mirënjohjen time për besimin që ma keni besuar për të udhëhequr Policinë e Kosovës gjatë kësaj periudhe katërvjeçare, duke filluar nga muaji mars i vitit 2023 e deri në ditët e sotme. Gjatë këtij harku kohor, institucioni ynë i sigurisë dhe unë personalisht në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm kemi përballuar sfida të jashtëzakonshme, duke përfshirë rreziqet ndaj sigurisë shtetërore, shkeljen e integritetit territorial, si dhe sfidimin e autoritetit publik nga strukturat ilegale dhe paligjshmëria e rrënjosur ndër vite në veri të territorit të Republikës së Kosovës. Këto sfida komplekse përfshijnë operacionet kundër targave ilegale, çmontimin e laboratorëve të narkotikëve dhe fermave të kriptovalutave, heqjen e barrikadave të paligjshme, përballjen me praninë e organizatave ilegale terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, si dhe sfidën e dorëheqjeve masive të efektivëve të policisë nga komuniteti serb. Pavarësisht këtyre vështirësive, kemi arritur të vendosim nën kontroll stacionet policore veriore, të rikthejmë funksionalitetin e plotë të Policisë së Kosovës në atë zonë, të udhëheqim me sukses procesin zgjedhor lokal në komunat veriore dhe të sigurojmë vendosjen e kontrollit mbi objektet komunale më 26.05.2023. Gjithashtu, Policia e Kosovës ka dhënë prova të larta të gatishmërisë gjatë sulmit në komunën e Zveçanit më 29.05.2023, si dhe në operacionin e suksesshëm kundër grupit terrorist në Banjskë më 24.09.2023, ngjarje ku struktura jonë tregoi profesionalizëm të lartë, guxim dhe vendosmëri për mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues të vendit. Një tjetër arritje kyçe ka qenë menaxhimi, hetimi dhe arrestimi i individëve të dyshuar për sulmin ndaj infrastrukturës së kanalit të Ibër-Lepencit, duke luajtur një rol vendimtar në zbardhjen e plotë të këtij incidenti dhe identifikimin e autorëve përgjegjës. Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka regjistruar rezultate të shkëlqyera edhe në frontin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të armëve dhe narkotikëve, korrupsionit, krimeve kibernetike, mashtrimeve me monedha digjitale dhe formave të tjera të rënda të kriminalitetit. Siguria publike mbetet ndër kulmet më të rëndësishme të arritura nga Policia e Kosovës përgjatë viteve të fundit. Kjo nuk dëshmohet vetëm nga vlerësimet tona të brendshme, por konfirmohet edhe nga hulumtimet e mekanizmave ndërkombëtarë, sipas të cilave Kosova renditet mes shteteve më të sigurta në Evropë dhe e treta në botë, një pozicionim ky i paprecedentë në historinë e vendit. Po ashtu, Kosova vazhdon të shënojë progres të ndjeshëm në uljen e numrit të aksidenteve fatale në trafik, duke u shquar si shembull në rajon sipas raporteve evropiane për sigurinë rrugore gjatë dekadës së fundit. Ndër zhvillimet tona më domethënëse institucionale përfshihet zbatimi i suksesshëm i dy metodologjive moderne të punës policore: strategjisë së policimit në bashkësi dhe asaj të udhëhequr nga inteligjenca. Prej vitit 2020 e deri më sot, kapacitetet e mbledhjes dhe analizës së inteligjencës kriminale janë rritur ndjeshëm, duke sjellë gjashtëfishimin e numrit të raporteve të inteligjencës të pranuara, të analizuara, të trajtuara dhe të operacionalezuara. Në këtë linjë, është shumëfishuar edhe numri i produkteve analitike, të cilat kanë shërbyer si bazë e rëndësishme për procesin e vendimmarrjes, rritjen e efikasitetit në terren, goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar dhe menaxhimin e situatave komplekse të sigurisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar