Sport
Kur arsimi u bë mburojë kombëtare: Si u themelua celula e parë e SPAK-ut në kohët më të errëta
Reklamë e Sponsorizuar
Më 3 shkurt 1990, në një periudhë kur arsimi shqip në Kosovë po kalonte nëpër një nga sprovat më të rënda të historisë së tij, një grup vizionarësh prej arsimtarësh dhe drejtuesish shkollash ndërmorën një hap historik duke themeluar Sindikatën e Pavarur të Arsimit të Kosovës (SPAK). Në kohën kur regjimi serb po shkatërronte çdo institucion vendor, po shkkelte të drejtat fundamentale të shqiptarëve dhe po ushtronte trysni të paprecedentë mbi mësimdhënësit, këta intelektualë u organizuan për të mbrojtur vatrat e diturisë dhe integritetin e mësuesit.
Nismëtarët dhe bashkëthemeluesit e kësaj lëvizjeje ishin: Sadri Rexhepi, profesor i historisë në Shkollën Fillore "Asim Vokshi" në Prishtinë; Kadri Zeqiri, profesor i pedagogjisë dhe drejtor i po kësaj shkolle; Shefki Krasniqi, profesor i historisë në Shkollën Fillore "Asim Vokshi"; Ali Rexha, profesor i biologjisë në të njëjtën shkollë; Sylejman Salihu, profesor i biologjisë dhe drejtor i Shkollës Fillore "Emin Duraku" në Prishtinë; Habib Aliu, profesor i historisë në Shkollën Fillore "Emin Duraku"; Shaip Selimi, profesor i fizikës; si dhe Rrahman Jashari, profesor i historisë dhe drejtor i Shkollës Fillore "Zenel Hajdini" në Prishtinë, së bashku me dy mësimdhënës të tjerë nga Shkolla Fillore "Zenel Hajdini", emrat e të cilëve fatkeqësisht mbeten të panjohur.
Për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje me rëndësi jetike për arsimin tonë, zhvilluam një bisedë me njërin nga ideatorët kryesorë, Prof. Dr. Sadri Rexhepin.
**Profesor Rexhepi, si lindi ideja për themelimin e celulës së parë të Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Kosovës?**
Fundi i viteve të 80-ta solli një realitet tejet dramatik për shqiptarët e Kosovës. Pas shfuqizimit të autonomisë më 23 mars 1989, nisi një fushatë frontale kundër arsimit në gjuhën shqipe. Për pasojë, mësimdhënësit përballeshin çdo ditë me presione, kërcënime dhe diskriminim sistematik. Në ato rrethana u bë e qartë se duhej një organizim i pavarur për të mbrojtur të drejtat tona profesionale dhe për të siguruar mbijetesën e shkollës shqipe. Kështu lindi vizioni për të ngritur celulën e parë të sindikatës sonë.
**Thuhet se ju frymëzoi libri „Solidarnost“ i Leh Walences. Sa ndikim pati ai?**
Po, ai botim la gjurmë të pashlyeshme te ne. E kisha lexuar gjatë viteve të 80-ta, por pas ripushtimit të Kosovës më 23 mars 1989, e lexova sërish dhe hodha në ditarin tim disa pika kyçe. Lëvizja „Solidarnost“ dëshmoi qartë se organizimi sindikal mund të shndërrohet në zërin e lirisë dhe të dinjitetit njerëzor përballë një aparati shtypës. Ne nuk kërkonim konflikt, por mbrojtjen demokratike të të drejtave tona, të cilat u takonin çdo populli të civilizuar në Ballkan dhe Evropë. Përvoja polake na fali besimin se uniteti dhe organizimi mund ta mposhtnin frikën përballë agresionit të kohës.
**Në çfarë rrethanash u zhvillua kjo nismë?**
Ato ishin kushte jashtëzakonisht armiqësore. Administrata serbe po shkarkonte kuadrot shqiptare, po vendoste masa të dhunshme dhe po përpiqej ta shndërronte shkollën në vegël të politikës së saj shoviniste. Çdo ditë rrezikonim vendet e punës, si dhe lirinë tonë personale e kolektive. Megjithatë, ndjenja e përgjegjësisë ndaj nxënësve dhe kombit ishte shumë më e fortë se çdo frikë, me synimin e vetëm për të sakrifikuar gjithçka në mbrojtje të shkollës shqipe dhe të ardhmes sonë kombëtare.
**A ishit të vetëdijshëm për rrezikun që po merrnit mbi vete?**
Plotësisht. Ishim të vetëdijshëm se çdo hap mund të kushtonte shtrenjtë, por dashuria për diturinë dhe vendin tonë nuk la hapësirë për dilema.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: