Kronikë
Trazira para Ministrisë së Arsimit: Policia vë në pranga dy protestues për zjarrvënie dhe bllokim rrugësh
Reklamë e Sponsorizuar
Forcat e rendit kanë ndërhyrë duke arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se patën rol kryesor gjatë tubimit të zhvilluar më 27 tetor pranë ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, ku pati incidente, hedhje të mjeteve të forta dhe djegie të kontejnerëve të mbeturinave.
Në pranga kanë rënë shtetasit Vera Camaj, 49 vjeç, dhe Besmir Pulaj, 27 vjeç. Gjatë kësaj proteste, përveç dëmtimit të pronës publike, u shkaktua edhe bllokimi total i qarkullimit të automjeteve në Rrugën e Durrësit.
Përveç akuzave për protestën, hetimet e deritanishme kanë zbuluar se i riu 27-vjeçar është përfshirë edhe në një ngjarje tjetër kriminale. Ai dyshohet se më datë 23 tetor, në zonën e rrugës “Abdi Toptani”, ka kryer vjedhjen e kasës së një motomjeti, vlera e së cilës llogaritet rreth 1 mijë euro.
Të dyshuarve u faturohen disa vepra penale, mes të cilave “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, si dhe akuza e “Vjedhjes”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: