Politikë
Tragjedia e Arlinda Zekajt, Haxhiu paralajmëron masa ndaj çdo lëshimi institucional
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka dalë me një deklaratë për media pas mbledhjes së Kryesisë, ku bëri të ditur se legjislativi do të mblidhet në seancë plenare këtë të enjte, duke filluar nga ora 10:00.
Sipas saj, në rendin e ditës të kësaj seance do të jenë çështjet që lidhen me ndarjet buxhetore, si dhe projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ndërkohë, lidhur me rastin tronditës të vrasjes së Arlinda Zekajt, Haxhiu njoftoi se gjatë ditës së sotme do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për këtë ngjarje të rëndë.
“Gjatë kësaj periudhe kam qenë në diskutime me Kryeprokurorin e Shtetit, po ashtu edhe me ministren e Drejtësisë, dhe sipas informacioneve që i kam, tashmë është kërkuar që të bëhet vlerësim i të gjithë rastit që nga fillimi e deri në fund, dhe të shihet nëse ka pasur dështim të zinxhirit institucional, dhe janë dhënë zotimet se nëse do të dëshmohet, do të verifikohet që ka pasur dështim nga ana e zyrtarëve përgjegjës, do të ndërmerren veprime”, u shpreh Haxhiu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: