Ekonomi
Ceremonia e Topit të Artë në Londër: Ja pse Messi mungon, Kane synon trofeun historik
Reklamë e Sponsorizuar
Ylli argjentinas Lionel Messi nuk do të marrë pjesë në mbrëmjen gala të Topit të Artë që zhvillohet sonte në Londër. Pavarësisht zërave se tetë herë fituesi i këtij çmimi prestigjioz mund të ishte i pranishëm për të dorëzuar një prej çmimeve, agjenda e tij e ngjeshur e ka bërë të pamundur këtë udhëtim.
Së fundmi, Messi ka qenë tejet i angazhuar, pasi fillimisht udhëtoi në Oviedo për të marrë nderimet në ceremoninë e Çmimeve Princesha e Asturias, e më pas u kthye në Shtetet e Bashkuara për detyrimet me Inter Miamin. Pasi mori pjesë edhe në ngjarjen e quajtur Kupa Messi ditën e diel, sulmuesi argjentinas ka vendosur të mos udhëtojë drejt kryeqytetit britanik.
Në krahun tjetër, Harry Kane ka zbarkuar në Londër me ambicie të qarta për të rrëmbyer kurorën e futbollistit më të mirë në botë. Sulmuesi i Bayern Munichut udhëtoi drejt Anglisë i shoqëruar nga drejtuesit e klubit bavarez, të cilët besojnë fuqishëm te shanset e tij për ta fituar këtë vlerësim madhor pas suksesit ndaj Freiburgut.
Garë këtë edicion cilësohet si ndër më të hapurat dhe më të paparashikueshmet e viteve të fundit, megjithatë Kane mbetet ndër pretendentët kryesorë falë statistikave të frikshme që ka regjistruar gjatë këtij sezoni.
Gjatë edicionit 2025/26, snajperi anglez tundi rrjetën 73 herë në të gjitha kompeticionet, duke fituar Këpucën e Artë dhe duke e udhëhequr Bayernin drejt triumfit në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë, pa harruar edhe eqen e gjigantit gjerman deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Besimin e palëkundur te ky sukses e ka konfirmuar edhe drejtori ekzekutiv i klubit gjerman, Jan-Christian Dreesen, i cili po ashtu do të ndjekë nga afër ngjarjen festive në Londër.
“Sigurisht, do të ishim absolutisht të kënaqur nëse Harry Kane do të fitonte Topin e Artë. Harry vendos rekorde të reja vit pas viti, por 73 golat e tij për Bayernin dhe ekipin kombëtar të Anglisë kanë një rëndësi të veçantë këtë herë”, u shpreh Dreesen.
Vendi i zgjedhur për këtë edicion nuk është i rastësishëm; ceremonia po mbahet në Londër për të përkujtuar 70-vjetorin e themelimit të këtij çmimi historik, i cili u nda për herë të parë në vitin 1956, ku fitues i parë u shpall legjenda Stanley Matthews.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: