Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Publikuar me: 15-04-2025 19:15

Derisa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara në Hagë po shkon drejt fundit, reagimet e kritikat ndaj këtij institucioni janë shpeshtuar. Ditë më parë, emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, bëri thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda. Në një përgjigje për Dukagjinin, nga Dhomat e Specializuara për Kosovën, nuk kanë komentuar direkt deklaratën e të dërguarit të Trumpit por kanë thënë se janë të fokusuar në punën e tyre ligjore. “Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë dy institucione më vete dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës janë tërësisht të përqendruara në përmbushjen e mandatit të tyre dhe kryerjen e procedurave gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, pavarësisht zhvillimeve politike apo komenteve”, kanë thënë nga Specialja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë një ndër financuesit e Gjykatës Speciale, e Amer Aliajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se kjo nuk mund të ndikojë në punën e tyre.“Gjykata Speciale është duke vazhduar punën e vet dhe se procedurat gjyqësor janë duke shkuar nga fundi dhe nuk besoj që deklarimet mund të kenë ndonjë ndikim tek puna e dhomave të specializuara. Gjykata Speciale ka qenë aktive edhe në kohën kur Trumpi ka qenë president pra në mandatin e parë dhe nuk besoj që do të ketë në këtë mandat do ketë ndonjë ndikim, sepse Gjykata Speciale nuk i ka donatore vetëm SHBA-të por merr donacione edhe nga shtete të tjera të BE-së, dhe shtete të treta kontribuuese”, ka thënë Aliaj. Sot ka qenë edhe afati i fundit për Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të dorëzojë të gjitha provat materiale, në rastin më të madh që po gjykohen në Hagë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të 2023, e në paraburgim janë nga viti 2020 dhe së fundmi kjo masë iu vazhdua deri së paku me 20 maj të këtij viti, ani se Prokuroria tashmë i ka përfunduar edhe dëshmitarët.

Kthehu prapa

Lajmet e Fundit

Parashikimi i motit për të shtunën...
Lexo
I riu kosovar vdes aksidentalisht në Zvicër...
Lexo
Kosova për herë të parë pjesë e një aktiviteti të Samitit të NATO-s...
Lexo
Qytetari e gjen kuletën me 142 euro e 10 franga, bëhet “burrë i mirë” dhe e dorë...
Lexo
Mërgimtari i pastron varrezat e tri fshatrave në Vushtrri...
Lexo
Deputetja e PDK-së: Uroj që Belginin ta shohim në kombëtare së shpejti...
Lexo
Na ndiq në Facebook
Vizito Faqen
Artikuj të Ngjashëm