Mërgimtari i pastron varrezat e tri fshatrave në Vushtrri

Publikuar më: 25-04-2025 18:17
Një mërgimtar nga Vushtrria me vetë-iniciativë i ka pastruar mbeturinat në varrezat e reja të fshatrave Bukosh, Taraxhë dhe Liqej. Një lexues i ka thënë Klankosova.tv se kërkesën për largimin e mbeturinave e kishin bërë në komunë tash e tri vjet por s’kanë marrë përgjigje. Ai tha se mbeturinat ishin të disa kompanive, ndërsa mosreagimi i komunës e ka shtyrë mërgimtarin që pastrimin ta bëjë vet.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu