Aktuale
Itali, shqiptari h*mb jetën tragjikisht
Reklamë e Sponsorizuar
Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë. Viktima është identifikuar si Altin Kokici.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari u gjet i pajetë në orët e vota të natës midis të mërkurës dhe të enjtes në një kantier ndërtimi në Padova. Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë ku po zhvilloheshin punime. Ai mësohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën.
Trupi u zbulua pasi anëtarët e familjes dhanë alarmin se s’po komunikonin dot me të. Falë telefonave të tyre, ata mundën të shihnin se ai nuk ishte zhvendosur nga kantieri i ndërtimit.
Burri nuk ishte dëgjuar që nga fillimi i pasdites dhe furgoni i tij ishte parkuar jo shumë larg ndërtesës me bagazhin ende të hapur. Pasi hynë brenda, oficerët i telefonuan celularit të 51-vjeçarit, duke arritur te boshti i ashensorit dhe duke e gjetur burrin të pajetë. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: