Sport
Brukseli paralajmëron Prishtinën: Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale cenon marrëveshjet ndërkombëtare
Reklamë e Sponsorizuar
Komisioni Evropian ka bërë të qartë se çdo tentativë për të ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar përbën shkelje të angazhimeve ndërkombëtare që Kosova ka marrë përsipër ndaj Bashkimit Evropian.
Zëdhënësi i KE-së, Wigand, ka konfirmuar se ky projektligj për plotësim-ndryshimin e ligjit në fjalë ka qenë pjesë e diskutimeve brenda institucionit evropian, duke sjellë në vëmendje se pozicioni i Brukselit mbetet i palëkundur.
"Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara shkon kundër obligimeve ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së", ka theksuar ai gjatë prononcimit të tij.
Megjithatë, lidhur me pyetjen se cili do të jetë funksioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke marrë parasysh faktin se një instancë e ngjashme funksionon edhe në Hagë, zyrtari evropian ka preferuar të mos japë ndonjë koment apo përgjigje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: