Sport
FSHF organizon turneun zhvillimor UEFA Women’s Under-15
Reklamë e Sponsorizuar
Federata e Futbollit do të organizojë turneun zhvillimor të UEFA-s për vajzat U-15, UEFA Women’s Under-15 Development Tournament, që do të zhvillohet nga data 20 deri më 25 tetor në Tiranë.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë katër ekipe Kombëtare: Shqipëria, Letonia, Irlanda e Veriut dhe Rumania. Të gjitha ndeshjet e turneut do të luhen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke u dhënë vajzave mundësinë të përballen me njëra-tjetrën në një aktivitet ndërkombëtar zhvillimor.
Shqipëria do ta nisë turneun më 20 tetor, me ndeshjen kundër Letonisë, në orën 14:30. Vajzat do të zbresin sërish në fushë më 22 tetor, për t’u përballur me Rumaninë në orën 14:30, ndërsa ndeshjen e fundit do ta luajnë më 25 tetor, ndaj Irlandës së Veriut, në orën 14:00.
Irlandë e Veriut – Rumani20 tetor, 11:00
Shqipëri – Letoni20 tetor, 14:30
Letoni – Irlandë e Veriut22 tetor, 11:00
Shqipëri – Rumani22 tetor, 14:30
Rumani – Letoni25 tetor, 10:30
Shqipëri – Irlandë e Veriut25 tetor, 14:00
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: